Gjermania, ndalesa për Facebook dhe WhatsApp

Me iniciativën e institucioneve joqeveritare, organizatat evropiane kanë dënuar këtë politikë të Facebook dhe WhatsApp, e cila nuk kërkon pëlqimin e përdoruesve

Komisioni Federal i Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit sot ka ndaluar rrjetet sociale Facebook dhe WhatsApp për shpërndarjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj online, njoftojnë mediat nga Berlini.

Sipas autoriteteve federale, pa pëlqimin e përdoruesve të saj nuk janë të lejuar t’i përdorin të dhënat e tyre. Vendimi u miratua zyrtarisht në lidhje me ndryshimin e kontratës së shërbimit në të dy rrjetet sociale që nga gushti i kaluar, sipas të cilit Facebook dhe firma e saj IM (Instant Message) do të fillojë shpërndarjen e të dhënave nga përdoruesit e secilit.

Me iniciativën e institucioneve joqeveritare, organizatat evropiane kanë dënuar këtë politikë të Facebook dhe WhatsApp, e cila nuk kërkon pëlqimin e përdoruesve. Autoritetet gjermane kanë ndaluar në të ardhmen, dhe të dyja kompanitë do të përballen me dënime të rënda financiare, në qoftë se vazhdojnë me këtë praktikë.

Vendimi i Komisariatit në Hamburg duhet të jetë një precedent që do të përdoret edhe në vende të tjera evropiane që po hetojnë veprimtarinë e WhatsApp dhe Facebook. Të dy kompanitë ndërkohë po bëjnë negociata me Bashkimin Evropian për të gjetur një zgjidhje për problemin, për shkak se ata mund të përballen me të ardhurat në rënie. Gjermania ka rreth 35 milionë përdorues në WhatsApp dhe Facebook. /Albinfo.ch/

SHKARKO APP