FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjobë rekord për Facebook-un

Komisioni i Tregtisë Federale, agjencia për mbrojtjen e konsumatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për Facebook-un.

Gjoba vjen pas hetimit të skandalit të Cambridge Analytica, një firmë konsulence politike që mori në mënyrë të parregullt të dhëna nga 87 milionë përdorues të rrjetit social. Sipas mediave amerikane, kjo gjobë rekord u miratua me 3 vota pro dhe 2 kundër.

Komisioni i Tregtisë Federale nisi hetimin ndaj Facebook-ut në mars të vitit 2018 pas raportimeve se Cambridge Analytica kishte pasur akses në të dhënat e dhjetra milionë përdoruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi u përqendrua në faktin nëse Facebook kishte shkelur apo jo marrëveshjen e vitit 2011, sipas së cilës, rrjetit social i duhet të njoftojë përdoruesit e tij dhe të marrë miratim nga ata për të shpërndarë të dhënat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?