Gjykata Europiane: Pronarët mund të monitorojnë mesazhet e punëtorëve
Kompanitë kanë të drejtë të monitorojë mesazhet e punëtorëve të tyre në internet, është ky vendimi i gjykatës i cili ka shkaktuar një debat të madh.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bëri me dije vendimin. Rast për këtë vendim është përfshirja e një inxhinier rumun i cili u shkarkua pas përdorimit të Yahoo Messenger. Ai kishte të drejtë të dërgonte vetëm mesazhe për arsye profesionale, por jo për të dërguar mesazhe për të fejuarën dhe vëllain e tij.
Gjykata e Strasburgut u rreshtua me punëdhënësin se ajo “nuk ishte e paarsyeshme që një punëdhënës të verifikojë se punonjësit ishin duke përfunduar detyrat e tyre profesionale gjatë orarit të punës”.
Gjyqtari hodhi poshtë pretendimin e punonjësit që është e drejta e tij për intimitet, dhe që ka qenë i shkelur në formën se korrespondenca e tij konfidenciale është e komprometuar.
Independent/R.Sh