Google do të investojë 10 billionë dollar në Indi gjatë viteve të ardhshme

Google po planifikon të investojë 10 bilionë dollarë në Indi si pjesë e planit për ta bërë internetin të përballueshëm dhe të dobishëm për një bilion njerëz.

CEO Sundar Pichai anonçoi investimin nga një livestream të hënën në mbledhjen vjetore të Google për Indinë. “Ky është një reflektim i konfidencës në të ardhmen e Indisë  dhe ekonomisë së saj dixhitale” ,  u shpreh ai gjatë mbledhjes.

“Udhëtimi dixhital i Indisë është larg nga kompletimi. Ka shumë punë për të bërë në mënyrë që të bejmë internetin të përballueshëm dhe të dobishëm për një bilion indian … nga përmirësimi dedektimit të zërit dhe kompjuterizimi i të gjitha gjuhëve te Indisë , në inspirimin dhe mbështetjen e të gjithë gjeneratës të sipërmarrësve” , shtoi ai.

Fondi për dixhitalizimin e Indisë do të derdhë lek në sektorin teknologjik të Indisë gjatë pesë deri në shtatë vitet e ardhshme nëpërmjet investimeve në kapital , partneritetet dhe shpenzimeve në infrastrukturë.

Investimet do të fokusohen në mundësimin e aksesimit të përballueshëm të informacionit për çdo indian në gjuhën e tyre, dhe krijimin e produkteve dhe shërbimeve revelante për nevojat unike të indianëve. Ndihma ndaj biznesit në transformimin dixhital  dhe inteligjenca artificiale për të mirën e shoqërisë në fusha si shëndetësia , edukimi dhe agrikultura do sjellë përmirësim në jetën e indianëve.

Synimi është të sigurohemi që India jo vetëm të përfitojë nga vala e ardhshme e inovacionit por ta udhëheqë atë.

Burimi CNN

Përshtati  Koha Jonë

 

SHKARKO APP