FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Google e përshkuan veten si website “i rrezikshëm”

Për herë të parë gjigandi kryesor i kërkimit e ka cilësuar veten si të rrezikshëm ku njerëzit duhet të tregojnë kujdes gjatë kohës të përdorimit. Kjo sepse shumë faqe në Google, edhe më parë është thënë se kanë përmbajtje “mashtruese”. Në shkrim thuhet gjithashtu se disa faqe vjedhin të dhënat personale nga përdoruesit e tyre dhe i përcjellin tek përdoruesit në faqet e tjera të dyshimta.

Sitet nuk përfshijnë një paralajmërim se faqet e internetit potencialisht janë të rrezikshme e që mund të shkaktojë probleme për përdoruesit e tyre. “Përdoruesit shpeshherë hedhin në internet postime të dëmshme, ndonjëherë edhe pa dashur. Prandaj është e nevojshme që browser-i që ju përdorni të pastrojë materialet që shkarkoni nga interneti” ka thënë një nga përfaqësuesit e gjigandit kibernetik.

Google këshillon se ato faqe të prekura në internetit të kërkojnë ndihmë tek “Webmasters Ndihmë për Hacked Sites”. Që detajon mënyrat që Google mund të pastrojë veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paralajmërimi vjen si rrjedhojë e politikave për transparencë që ka Google, që e detyron atë të bëjë dhe deklarata të tilla të pazakonta. Shkrimi gjithashtu përfshin dhe emra të tjerë kërkimorë, të cilët mund t’u shkaktojnë probleme përdoruesve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?