Google feston 90-të vjetorin e krijimit të televizionit

Sot, është e vështirë të imagjinohet jeta pa televizor, por ne kemi 90 vjet që shohim Tv dhe kjo falë inxhinierit skocez John Logie Baird.

Baird, i lindur në Londër, ishte një prej shpikësve që para 90-të viteve u përpoq për të punuar mënyrën se si do të dërgonte një film mbi valët e radios. Në vitin 1925, ai i dha demonstrimin e parë publik për të parë imazhet e para të lëviznin si një siluetë nga televizioni.

Megjithatë, përparim i vërtetë erdhi në tetor 1925, kur Baird arriti që të nxirrte foto televizive me dritë dhe hije. Ai demonstroi teknologji të reja për 50 anëtarë të Institucionit Mbretëror dhe për një gazetar nga Times në laboratorin e tij në Frith Street, Londër, më 26 janar 1926.

Imazhi i transmetuar krejt i lodhur dhe shpesh i mjegulluar por Baird provoi se ishte e mundur për të transmetuar live imazhet që lëvizin, dhe prandaj u fut në histori. Në vitin 1927, televizioni i tij u shfaq mbi 438 milje linjë telefonike në mes të Londrës dhe Glasgow, dhe një vit më vonë Baird arriti transmetimin e parë transatlantike televiziv ndërmjet Londër dhe Nju Jorkut. Ai ka meritën edhe si shpikësi i dy sistemeve të parë të televizionit me ngjyra në vitin 1928.

Mirror/R.Sh

SHKARKO APP