Google feston sot 25-vjetorin e themelimit
Google feston ditën e sotme 25-vjetorin e themelimit.
Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj Google ka ndryshuar edhe logon e saj.
Logoja e re do të jetë e dukshme në të gjitha pjesët e botës, me përjashtim të disa rajoneve si Kina dhe Rusia.
Në këtë datë të vitit 2005 shënohet edhe fillimi i punës së Google. E themeluar në shtator 1998 nga Sergey Brin dhe Larry Page, Google ka ripërcaktuar mënyrën se si ne shikojmë dhe kërkojmë informacion në internet.
Në një postim, Google bën një udhëtim në kujtesë, duke rikujtuar se si Sergey Brin dhe Larry Page u takuan në programin e shkencave kompjuterike të Universitetit Stanford në fund të viteve ’90 dhe ndanë një vizion për ta bërë internetin më të aksesueshëm.
Miliarda njerëz anembanë globit përdorin Google për të kërkuar, punuar dhe luajtur.
Gjigandi i teknologjisë Google tashmë është një kompani e cila vlen 1 trilion dollarë dhe udhëheqet nga shefi ekzekutiv aktual Sundar Pichai.