FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Google mendon të ndalojë shkarkimin e fotografive

Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, Google ka përditësuar motorin e saj të kërkimit duke ‘zhdukur’ opsionin ‘View Image’ në momentin që kërkon për foto dhe në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy opsione.Opsioni ‘Visit’ të adreson direkt tek faqja që e ka publikuar këtë fotografi, butoni tjetër ‘Share’ dhe atë ‘Save’, shkruan TechSot.

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje Google heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e fotografive.

Prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të Google, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?