FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Google nxjerr smartphone Pixel 4, pa prekje por me sensorë

Google do të prezantojë gamën e re të produkteve, ndër të cilat bën pjesë edhe smartphone i ri Pixel 4, gjatë një evenimenti në New York, në tetor.

Produkti kryesor i këtij evenimenti do të jetë Pixel 4, një smartphone që mund të manipulohet pjesërisht pa e prekur atë, thjesht me gjeste dore të zbuluara nga sensorë.

Sipas detajeve të dhëna në fund të korrikut nga gjiganti kalifornian, pajisja mund të zhbllokohet përmes njohjes së fytyrës, por të dhënat personale të mbledhura për këtë funksion nuk do t’u transmetohen shërbimeve të tjera të Google.

Swiss Digital Desktop Reklama

Risia kryesore e kësaj pajisje të re do të jetë integrimi i teknologjisë së quajtur Soli, një radar mbi të cilin ekipi i Pixel ka punuar për 5 vjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?