“Google Street View” nis punën për fotografimin e Shqipërisë

 Makinat e “Google Street View” kanë nisur punën për fotografimin e rrugëve në Tiranë. Ky shërbim ka si qëllim përmirësimin e shërbimit “Street View”, (Pamje e rrugëve), një hartë e kompanisë që mundëson eksplorimin e çdo vendi nga kompjuteri.

Puna për fotografimin e rrugëve të Shqipërisë do të nis nga Tirana dhe do të vijojë nëpër qytete të tjera.

Për më shumë se 8 javë makinat e Google do të udhëtojnë për fotografimin 360° të qyteteve më të mëdha të Shqipërisë dhe disa prej zonave turistike dhe historike në vend. “Street View” u prezantua në 2007 -ën dhe ofrohet në 76 shtete të ndryshme të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?