Grabiten 773 milionë adresa email-i

Ekspertët e sigurisë kibernetike japin alarmin se mbi 773 milionë adresa e-maili në gjithë globin janë grabitur. Ato janë bërë pjesë e një databaze hakerash që mund të përbëjë koleksionin më të madh në histori, të të dhënave personale të grabitura.

Arkivi ku ruhen po ashtu mbi 12 milionë fjalëkalime e mbi 12 mijë materiale të tjera dixhitale quhet ‘Collection 1’. Arkivi përman 87 gigabit materiale. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbulimi është bërë nga një portal në internet që teston adresat e e-mailit nëse kanë rënë pre e sulmeve të hakerave.

Eksperti i sigurisë nga ky portal, Troy Hunt thotë se aty gjenden adresa dhe fjalëkalime e-mailesh të përdorura ndër vite nga përdoruesit. Hakerat përdorin mesazhe me e-mail të cilat i paralajmërojnë përdoruesit se llogaria e tyre është hakeruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’i nxitur ata të klikojnë, në këto mesazhe u kërkohet edhe ndryshimi i fjalëkalimeve. Përmes këtij klikimi bëhet edhe grabitja e të dhënave. Ndaj dhe ekspertët paralajmërojnë përdoruesit të kenë kujdes me mesazhet që klikojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?