Hajdutët kibernetikë vjedhin 1 miliard USD në banka

Më shumë se 100 banka dhe institucione financiare në mbarë botën janë sulmuar në një vjedhje të paprecedentë kibernetike, thuhet në një raport.

Firma e sigurisë kompjuterike, Kaspersky Lab përllogarit se mbi 1 miliard dollarë janë vjedhur në këto sulme, që kanë nisur në vitin 2013 dhe janë akoma aktive sot.

Grupi kriminal përgjegjës për këto sulme ka anëtarë nga Rusia, Ukraina dhe Kina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaspersky thotë se po heton me Interpolin dhe Europolin për këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BBC, sulmet kanë ndodhur në 30 vende, përfshi këtu Rusinë, SHBA, Gjermaninë, Kinën, Ukrainën dhe Kanadanë.

Kaspersky thotë se kjo është një fazë e re e krimeve kibernetike, ku paratë vidhen direkt nga banka, duke shmangur kështu klientët.

Banda quhet Carbanak dhe përdor viruset kompjuterike për të infektuar rrjetet e kompanive, përfshi këtu viruse që mund të regjistrohnë dhe shohin gjithçka ndodh në ekranet e kompjuterave të stafit të bankës.

Në çdo goditje, ata kanë vjedhur mbi 10 milionë dollarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?