Hap thelbësor drejt trajtimit/ “Summit”, kompjuteri i cili, identifikoi kimikate që ndalojnë përhapjen e koronavirusit
Koronavirusi i ri, i njohur ndryshe dhe si Covid-19, paraqet një sfidë të madhe për shkencëtarët. Shpejtësia me të cilën përhapet virusi do të thotë se ata duhet të përshpejtojnë kërkimet e tyre. Kjo është pikërisht arsyeja për të cilën u ndërtua super-kompjuteri më i shpejtë në botë.
‘’Summit’’, emri me të cilin është etiketuar ka bërë më mijëra testime për të analizuar se cilat janë medikamentet të cilat mund të ndalojnë në mënyrë efektive virusin nga infektimi i qelizave pritëse. Nga këto testime,kompjuteri ka arritur të identifikojë 77 prej tyre, si një hap premtues drejt krijimit të një trajtimi më efektiv.
Viruset infektojnë qelizat pritëse duke i injektuar ato me një “pik” të materialit gjenetik. Detyra e ‘’Summit’’ është të identifikojë ato komponime të medikamenteve që mund të lidhen me atë pikëz dhe potencialisht të ndalojnë përhapjen.
Ky super kompjuter, mund të bëjë më shumë se sa kaq, duke i ardhur në ndihmë studimeve eksperimentale të cilat janë të nevojshme për të provuar se cilat kimikate funksionojnë më mirë.
“Rezultatet tona nuk do të thotë që ne kemi gjetur një kurë ose trajtim për koronavirusin, por gjetjet mund të na hyjnë në punë për studimet e ardhshme. Vetëm kështu do të dimë nëse ndonjë prej tyre shfaq karakteristikat e nevojshme për të zbutur këtë virus.”– ka deklaruar njëri nga studiuesit.
BURIMI: CNN
/SCAN