Harrojeni iPhone 11 të Apple – Ky është Smartphone që duhet blerë, sipas Forbes!
Ne dimë mjaftueshëm tashmë rreth planeve të Apple për vitin 2020 për të kuptuar se do të jetë një vit plot risi dhe zhvillime për iPhone. Për më tepër, pavarësisht se iPhone 11 Pro është deklaruar si smartphone i vitit 2020, informacione të reja që janë zbuluar së fundmi tregojnë se mund të jeni duke bërë një gabim të madh.
Sipas një raporti të dalë nga Barclays (përmes 9to5Mac) i cili detajon përmirësimet shtesë të iPhone 12 dhe disa punë serioze emocionuese nga MacWorld që sugjerojnë se performanca e gamës së re të iPhone do të jetë ndryshe nga gjithçka që kemi parë ndonjëherë nga një smartphone deri më sot.
Sipas ekspertëve iPphone 12 do të jetë më shumë i ngjashëm nga teknologjia dhe shpejtësia me MacPro 15-inch se sa me paraardhësin e tij iPhone11. Jo vetëm kaq por Apple gjithashtu do të rrisë RAM e iPhone 12 me 50% dhe do të dyfishojë përmirësimet kryesore të performancës grafike të këtij telefoni të ri.
Veç kësaj pritet që memoria e iPhone 12 do të jetë 6G nga 4G që thuhej vitin e kaluar. Sa i përket çmimit sipas burimeve të afërta të kompanisë thuhet se nuk do të ketë ndryshime drastike të çmimit edhe pse performanca e këtij telefoni do të jetë shumë më e madhe nga çfarë kemi parë deri më sot. (Forbes)/ SCAN