FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hawking nisi “zbulimin e fundit” në hapësirë pas vdekjes

Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, do të “nisë” zbulimin e tij të fundit pas vdekjes, pasi fjalët e tij do të dërgohet në vrimat e zeza.

Ndërsa i hiri i kozmologut legjendar gjendet në Westminster Abbey, midis varreve të fizikanit tjetër të madh, Isaak Njutonit dhe Çarls Darvinit, mendimet e tij do të udhëtojnë drejt një vendi që e kishte tërhequr gjithmonë atë; një vrimë e zezë në kozmos.

I shoqëruar nga tingujt e kompozitorit grek Vangelis, mesazhi i Hawking-it për “paqen dhe shpresën” do të fillojë udhëtimin e tij nga Stacioni i Agjencisë Evropiane të Hapësirës në Cebreros të Spanjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fjalët e këtij njeriu të jashtëzakonshëm do të nisen në drejtim të vrimës më të afërt të zezë, 1A 0620-00, e cila është në vetvete në një sistem binar “me një yll xhuxh portokalli mjaft të zakonshëm”, sipas vajzës  tij Lucy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga teoritë kryesore të Hawking ishte se vrimat e zeza mund të tkurren ose të zhdukeshin, pasi lejojnë që rrezatimi të arratiset.

Shkencëtari legjendar, i cili për më shumë se 50 vjet luftoi sklerozën amyotrofike laterale, vdiq në moshën 76 vjeçare në mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?