Hedhja online e videos kur vritet polici: Refleks idiot i përdorimit të internetit
Personi që filmoi vrasjen e policit të paarmatosur para zyrave të Charlie Hebdo tha se publikimi i saj online ishte një refleks idiot si pasojë e përdorimit të rrjeteve sociale.
Jordi Mir, një inxhinier 50 vjeç tha për Associated Press se hedhja e videos në Facebook, ku shihet vrasja e policit Ahmed Merabet ishte një gabim trashanik. Ai e hoqi 15 minuta më vonë, por gjithçka kishte marrë fund pasi tashmë video ishte shpërndare nëpër botë.
Ai tha se fillimisht nuk e kuptoi ç'po filmonte kur po shihte nga dritarja e tij, pasi tb shqetësohej nga zhurma e të shtënave.
Mir tha se kujtoi se po bëhej fjalë për një grabitje banke dhe se mendoi se Said dhe Cherif Kouachi ishin pjesë e skuadrës së policisë.
Mirëpo ky refleks, i të postuarit në Facebook, ku në rastin në fjalë bëhej fjalë për ekzekutimin e një polici të paarmatosur, ka shqetësuar familjen e këtij të fundit.
" Si guxoni ta merrni atë video dhe ta publikoni kudo?, – u shpreh vëllai i Ahmed Merabet për gazetarët. "I dëgjova zërin. E njoha tim vëlla. E pashë atë sipo vritej dhe e shoh përditë atë imazh", ka thënë Malek Merabet.