Hidhet në treg telefoni Huawei Ascend Y540

Huawei ka nxjerrë në treg një tjetër pajisje, pa i bërë një prezantim zyrtar tek publiku. Ascend Y540 vjen me një harduer të ri dhe shitet në tregun evropian rreth €100-€110.

Për këtë shumë parash ju mund të merrni një telefon që fuqizohet nga procesori Snapdragon 200 me dy bërthama me shpejtësi 1.3GHz dhe 1GB RAM. Gjenerata e re është krijuar për blerësit që nuk kanë shumë buxhet, dhe ofron dy vende për karta SIM.

Telefoni ka ekran 4.5 inç me rezolucion 480×854 pikselë, kamerë të pasme 5 megapikselë, kamerë ballore 0.3 megapikselë, bateri me kapacitet 1950mAh dhe 4GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB falë kartës microSD. Ascend Y540 do të operojë me sistemin Android KitKat dhe ofron lidhjen quad-band GSM dhe paketën dual-band 3G.

SHKARKO APP