FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi 1 milion përdorues, Twitter në krizë

Numri i përdoruesve të aplikacionit Twitter është zvogëluar duke sjellë në këtë mënyrë një  rënie të aksioneve me 18%.

Kjo rënie erdhi e menjëhershme në treg, pavarësisht fitimeve tremujore që pati kompania.

Numri i njerëzve që përdorin Twitter brenda një muaji ra me 1 milion më pak, ndërkohë që para tre muajsh rezultonte 335 milion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë tremujorit, kompania kishte qenë në mënyrë aktive duke pastruar llogaritë e rreme që manipulojnë platformën dhe shefi i Twitter Jack Dorsey tha se rezultatet sollën këto ndryshime. Pjesa më e madhe e rënies ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jack Dorsey tha se pritet që numri I përdoruesve të bjerë ende në tremujorin e tretë. Të ardhurat nga reklamat u rritën, duke bërë që të ishte tremujori i tretë më fitimprurës për Twitter.

“Rezultatet tona të tremujorit të dytë pasqyrojnë punën që po bëjmë për të siguruar që sa më shumë njerëz të marrin vlerë nga Twitter çdo ditë. Ne dëshirojmë që njerëzit të ndjehen të sigurt kur përdorin aplikacionin,” tha Jack Dorsey.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?