I digjet Lamborghini, tërbohet pronari

Pronari i një makine të rrallë Lamborghini tha se ka mbetur i shokuar kur pa se si makina e tij u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Britaniku e kishte blerë makinën Lamborghini Diablo VT për 200 mijë sterlina.

Ajo është një nga 30 makina të tilla me timon në krah të djathtë.

Ai thotë se ka bërë vetëm 8 mijë milje me makinën me 55 kuaj fuqi.

“Isha duke u futur në një rrethrrotullim, kur pashë tym nga pas. Nuk ndalova për momentin, por tymi u shtua. Ndalova në mes të rrugës dhe makina shpërtheu në flakë,” tha ai.

Tani shpreson që siguracioni do ia mbulojë këtë humbje.

SHKARKO APP