Ikona më e re në rrjetet sociale, figura për marrëdhëniet seksuale të sigurta

 

Rrjeti social është bërë i pandashëm nga ne, e si rrjedhojë dhe komunikimi ka ndryshuar. Besoj se të gjithë ju kur shkëmbeni mesazhe me miqtë tuaj, përdorni dhe emoji ose figurat e vogla. Të rrëfesh rëndësinë e seksit të sigurt është tashmë edhe një emoji, ato fytyrat që po monopolizojnë bisedat nëpërmjet catit, vjen një ikonë e re, me një ikonë për prezervativin. Kjo ka ardhur si pasojë e një fushate online e lançuar nga Durex, me hashtagun #CondomEmoji në kuadër të ditës së ardhshme të luftës kundër AIDS, që është më 1 dhjetor. Fakti që emoji po marrin mjaft rëndësi në komunikimin e përditshëm, dhe ka një rëndësi, ku shpesh herë siguria për të shprehur emocionet tona, rrjeti na i plotëson. Kjo kërkesë për këtë emoji, bëri që Durex ti kërkojë rrjeteve sociale krijimin e një emoji zyrtar për seksin e sigurt. Kjo ikonë, thonë promotorët e kësaj iniciative, do i jap mundësi më së shumti të rinjve të kalojnë sikletin e një bisede mbi mbrojtjen gjatë seksit, dhe të rrisë vetëdijen e rëndësisë së prezervativëve për të parandaluar infeksionet seksualisht të transmetueshme, si HIV. Vendimi për këtë emoji tani i takon Unicode Consortium, organizatës përgjegjëse për zgjedhjen e karaktereve zyrtarë.
Redjon Shtylla

SHKARKO APP