Informacioni personal që nuk duhet të shpërndani në Facebook !

Në epokën e “Big Brotherit” në të cilën jetojmë duket e pamundur ndonjëherë mos të shpërndash gjtihçka ndodh në jetën tënde. Çdo individ vëzhgon dhe është i vëzhguar e në fakt na pëlqen t’a bëjmë këtë gjë. Të krijojmë një identitet virtual tonin i cili reklamohet tek të tjerët po ashtu si ne na pëlqen të shohim dhe njohim personalitetet e strukturuara me finesë të të tjerëve.

Por teksa shpërndarja e informacionit mbi librin tuaj më të preferuar, filmit të fundit që keni parë, këngës e cila ju bën të kërceni pafund, mund të mos jëtë dhe aq i rrezikshëm, disa informacione personale duhet të mbeten të tilla në mënyrë që mos të pendoheni më pas për këtë.

Këtu janë disa prej informacioneve të cilat mund të mos e keni menduar se nuk duhet t’i shpërndani në Facebook

Adresën tuaj të shtëpisë

Asnjëherë nuk duhet të shpërndani adresën tuaj të shtëpisë, sidomos nëse ju shtoni si “friend” njerëz të cilët nuk i njihni. Mos harroni se është e mundur që adresa juaj të zbulohet dhe pa e shkruar atë në seksionin “rreth”. Fotografitë mund ta zbulojnë atë aksidentalisht. Një arsye e mirë për të mos postuar adresën tuaj në internet është e qartë, nëse më pas shpërndani fotografitë tuaja buzë plazhit, kjo është praktikisht një shenjë mikëpritjeje për grabitësit e shtëpive që të hyjnë në banesën tuaj të zbrazët.

Numri i celularit

Nëse ju shpërndani në rrjetin tuaj social numrin tuaj të telefonit është shumë e lehtë që dikush të aksesojë adresën tuaj të rrjetit social, t’ju vjedhë profilin tuaj dhe t’a përdorë atë.

Vendndodhjen tuaj

Kjo është shumë e rrezikshme sidomos nëse në rrjetin tuaj social ju shtoni njerëz të cilët nuk i njihni. Sigurisht është shumë tunduese të tregosh se je në një qendër tregtare duke blerë diçka apo je duke pare një film në një kinema të caktuar por kështu ju mund të bini pre e maniakëve të cilët mund t’ju ndjekin në vendndodhjen tuaj.

SHKARKO APP