Instagram sfidon “TikTok” me një program të ngjashëm
Instagram do të sfidojë brenda pak javësh programin “TikTok”. Sipas një raporti nga NBC News, burime të afërta me rrjetin social thonë se gjiganti mediatik do të publikojë së shpejti “Reels” në 50 shtete në botë.
Ky aplikacion do të jetë shumë i ngjashëm me “TikTok” dhe do të mund të aksesohet nga vetë Instagram.
Instagram e quan “Reels” një tipar që mikson videot dhe lejon përdoruesit të postojnë video 15 sekondëshe, së bashku me muzikë në sfond.