Interneti 5G, së shpejti me një shpejtësi rekord

Gjatë testimeve më të fundit të kryera nga shkencëtarët për rrjetin 5G, pretendohet se është regjistruar shpejtësia rekord e internetit. Ku përfundim është nxjerrë nga studiuesit e Universitetit të Surreit, në Britaninë e Madhe, të cilët thanë se shpejtësia e regjistruar është mijëra herë më e madhe se ajo aktuale.  Shkencëtarët thanë se kjo shpejtësi e rrjetit mund të jetë e gatshme brenda vitit 2020, ndërsa për këtë zbulime do të bëhen testime publike në vitin 2018.  Shpejtësia që do përdoret do të jetë 1 terrabit për sekondë dhe do të mund të shkarkojë një material me përmasa 100-fishin e një filmi normal, për vetëm 3 sekonda.  Gjithë këto llogaritje janë bërë në teori, pasi praktikisht duhet pritur disa vite. Shpejtësia e rrjetit 5G do të jetë 65 mijë herë më e shpejtë se ajo e rrjetit 4G, që po aplikohet gjatë vitit të fundit . Aplikimi i rrjetit 5G do të revolucionarizojë një herë e përgjithmonë shpejtësinë e rrjetit të internetit. Në fakt, për dy dekadat e fundit revolucioni ka qenë aq i madh saqë, të gjithë e kanë të lehta ta besojë një përmirësim të tillë në të ardhmen. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?