Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Interneti po na ndryshon perceptimet mbi jetën, dhe kemi prova

Teknologji E premte, 2 Gusht 2019 15:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Learning Mind”

E kush nuk e përdor sot internetin si një mjet komunikimi? Por, a e keni menduar ndonjëherë efektin që interneti ka tek mënyra se si e perceptojmë jetën? Komunikimi në internet, është shtuar në mënyrë drastike gjatë 2 dekadave të fundit. Shumë prej nesh zotërojnë telefona celularë, kompjuterë dhe laptopë.

Mund t'ju interesojë

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11
Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

7 Tetor 2026, 14:37
Presidenti Trump prezanton task-forcën e re për Super Inteligjencën

Presidenti Trump prezanton task-forcën e re për Super Inteligjencën

5 Tetor 2026, 07:41

Faqet e mediave sociale, janë një mënyrë e mrekullueshme, për të qenë në kontakt me anëtarët e familjes dhe miqtë e largët. Ne, lidhemi në çast me njerëz që ndodhen në të gjithë botën. Është vërtet një epokë e mahnitshme për komunikimin. Por, ashtu si me të gjitha progreset, ka edhe probleme.

Askush nuk ka hartuar një etikë për përdorimin e internetit. Për shembull, cila është koha e saktë e përgjigjes ndaj një teksti apo e-maili? Për pasojë ndodhin keqkuptimet, dhe ndryshime në perceptimin tonë mbi jetën. Rrjedhimisht, teksa kalojmë gjithnjë e më shumë kohë në internet, po bëhemi gjithnjë e më të izoluar nga bota reale.

Ne, mund të kuptojmë tamam zhargonin e zakonshëm në internet me termat LMAO, LOL etj, por kjo nuk na bën të ndjehemi njëlloj, sikur të ishim duke qeshur me shpirt gjatë një biesede gazmore me miqtë tanë në një tryezë. Pra, si ndikon në jetën tonë të komunikuarit përmes internetit ?

Në këtë lloj komunikimi, nuk na dihmon dot gjuha e trupit

Kur ne komunikojmë përmes internetit, nuk ka asnjë ndryshim në tonin e zërit, dhe ne nuk shohim dot gjuhën e trupit apo shprehjet e fytyrës së tjetrit. Për pasojë, nuk mund të vlerësojmë dot emocionet e personit që po bisedon me ne. Ky person, nuk është fizikisht i pranishëm në hapësirën tonë.

Kjo krijon një boshllëk emocional, dhe që krijon një pengesë. Mendoni për mashtruesit në internet, apo “luftëtarët e tastierës”. A do t’i thonin ata të njëjtat gjëra një personi, nëse do ta kishin ballë për ballë? Është shumë e vështirë. Por, komunikimi në internet është i ndryshëm nga jeta reale, pasi ne nuk jemi atje personalisht.
Fjalët me ngjyrë të zezë në një sfond të bardhë, janë të mprehta dhe të menjëhershme. Ato nuk kanë nuanca, asnjë qasje të butë, janë një shuplakë në fytyrën tuaj, edhe nëse doni t’i lexoni apo jo. Ju duhet ta deshifroni kuptimin e tyre, pa ndonjë nga shenjat normale të botës reale që zakonisht ju ndihmojnë.

Ne e gjykojmë një person, nga mënyra sesi ai shkruan

Kur ne komunikojmë përmes internetin, kemi luksin të marrin kohë për t’u përgjigjur, kur e gjykojmë ne të përshtashme. Për pasojë, ne mund të jemi të kujdesshëm në lidhje me zgjedhjen e fjalëve, dhe gjuhën që përdorim. Kjo, formon një përshtypje mbi personin që e lexon atë. Ata, fillojnë t’ju japin cilësime të caktuara në varësi të gjuhës tuaj. Ata i përdorin fjalët tuaja, për të krijuar një lloj imazhi mendor mbi tipin e personit që jeni ju. Kjo, është Teoria e Përpunimit të Informacionit Social. Ajo, shfaqet kur personi vazhdon të përdorë mesazhet e tjetrit, për të zhvilluar karakteristikat e atij personi në mendjen e tij. Për shembull, nëse dikush ka bërë gabime të përsëritura drejtshkrimore, ju mund të bëni supozime rreth inteligjencës së tij. Nga ana tjetër, nëse një person përdor fjalë dhe metafora interesante, mund të mendosh se personi në fjalë është kreativ.

Postimi i imazheve pozitive, nxit sjellje pozitive

A mundet, që komunikimi në internet të na bëjë vërtet njerëz më të mirë? Merrni për shembull selfit. Njerëzit mundohen të bëjnë gjëra të pazakonta, për t’u paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata, kurojnë në detaje fotot që hedhin në rrjetet sociale, për të prodhuar një imazh sa më të mirë të vetes, imazh që bëhet shpejt objekt i analizave. Por, pavarësisht nga fakti se shumë vetë e shohin selfin si një formë të narcisizmit të shekullit XXI, ka shenja që selfi promovon një sjellje më të mirë tek njerëzit. Është pak e shumë, si një profeci vetë-përmbushëse. Nëse ju postoni një pamje të mrekullueshme të vetes, dhe njerëzit ju komentojnë pozitivisht, ka shumë gjasa që ju të filloni të silleni sa më pozitivisht, për të qenë në lartësinë e komplimenteve që morët. Është njëlloj, si të mbani një pasqyrë para vetes. Personi, përfiton nga krijimi i një versioni më të mirë të vetes së tij.

Ne mund ta keqinterpretojmë lehtësisht komunikimin në internet

Ju dërgoni një e-mail apo një tekst në rrjetet sociale, dhe nuk merrni përgjigje. Nisni që të shqetësoheni. Ndoshta, personi në fjalë është i mërzitur me ju? Apo, mos keni bërë diçka që e ka fyer atë? Pastaj, është rradha juaj që të zemëroheni. Ai, padyshim që po ju shpërfill. Por në realitet, personi në fjalë thjesht mund të jetë duke menduar se si të përgjigjet, dhe kjo është arsyeja se përse nuk ka reaguar ende.

Në jetën reale, nëse i drejtoni dikujt një pyetje dhe nuk merrni në çast përgjigje, ai do të thotë vetëm “Më duhet të mendohem për këtë”. Por, kur është fjala për bisedën përmes internetit, ju i keni bërë tashmë supozimet tuaja. Por, tani perceptimi juaj mbi atë që ndodh, është në fakt i shtrembëruar.

Marrëdhëniet formohen shumë më shpejt, se sa në jetën reale

Në jetën reale, kur bëhemi pjesë e grupeve të ndryshme, përfshihemi në biseda të vogla. Flasim për familjen dhe miqtë, pëlqejmë ose kemi antipati, dhe krijojnë një ide mbi tjetrin nga gjuha e tij e trupit. Ndërkohë, në internet nuk ka gjëra të tilla. Përkundrazi, ka postime, statuse dhe ripostime, të cilave njerëzit mund t’u japin “like” ose t’i komentojnë. Për pasojë, ne formojmë shumë shpejt një mendim mbi këta individëve, dhe ndiejmë një lidhje në bazë të asaj që ne e perceptojmë se kemi të përbashkët. Kjo, është teoria e identitetit social të de-individualizuar. Është vendi, ku njerëzit që bisedojnë përmes internetit, hyjnë shumë shpetj në një marrëdhenie. Ata krijojnë përshtypje të favorshme, bazuar në interesat e përbashkëta. Dhe vetëm më vonë, zbulojnë dallimet individuale.

Ky lloj komunikimi, na lejon të shkëputemi nga e tashmja

Një studim kandez, sugjeron që komunikimi në internet, na tërheq vëmendjen nga e tashmja. Të rinjtë u pyetën rreth komunikimit në internet, dhe si ndikon ai në shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Shqetësimi kryesor, ishte fakti se kalimi i kohës duke biseduar në internet, shkaktonte mungesë angazhimi të një personi në ambjentin social përreth. Disa pjesëmarrës madje thanë, se ndiheshin si të hipnotizuar nga bisedat e tyre në internet. Dhe kjo e shtrembëronte perceptimin e tyre mbi atë që po ndodhte rreth tyre. /bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 12 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 16 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 16 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 19 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.