Interneti/ Shqiptarët shpenzojnë në 3 muaj 9.6 mln GB
Përdorimi i internetit po njeh rritje të konsiderueshme në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postar në tremujorin e parë të 2017-tës, sasia e trafikut të internetit në rrjetet celulare gjatë tremujorit të parë ishte rreth 9.6 milionë GB.
Ndryshimi tre mujor është plus 4.5%, kurse duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja është plot 26.5%. Këtu futen pajtimtarët që përdorin shërbimin e internetit të kompanive celulare përmes telefonave apo tabletëve.
Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 1.85GB internet në muaj, që përbën një rritje të ndjeshme me 140% ose 2.4 herë më shumë krahasuar me konsumin mestar mujor të vitit 2015.
Nga ana tjetër numri i pajtimtarëve më aksesBroadBand në internet nga rrjete fikse në tremujorin e parë të 2017, ishte në rreth 266 mijë me rënie të lehtë prej 0.1 % në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por me një rritje me rreth 7.5 % në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2016.
71% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse ne fund te marsit ishin pajtimtarë me paketa të integruara Telefon, Internet, TV./TCH