Interneti sot feston ditëlindjen
Sot është ditëlindja më e veçantë, ajo e internetit.
Më 29 tetor 1969, në ora 22:30, është dërguar mesazhi i parë në distancë të largët, për t’i dhënë fillim kësaj periudhe të rëndësishme të internetit, duke u bërë një gjë mjaft e rëndësishme për të gjithë.
Mesazhi i parë udhëtoi 400 milje, nga Universiteti i California-s, Los Angeles (UCLA) deri tek partnerët e tyre në këtë bashkpunim, Instituti Kërkimor Stanford (SRI), në San Françisko.
ARPANET u nis me qëllimin për të kursyer paratë e Departamentit të Mbrojtjes dhe komunikimit më të shpejt. Kjo platformë teknologjike dhe World Wide Web, që bëjnë të mundur leximin e kësaj fjalie nga ju sot, janë zhvilluar vërtet shumë në vite dhe sot kanë ditëlindjen.