iOS 8.1.3 hidhet në treg

Sipas një raporti të ri të publikuar nga BGR, Apple ka lëshuar sot një përditësim të iOS 8 javën e ardhshme. Publimi nuk e ka konfirmuar ende nëse përditësimi i ri i Apple është një version beta ose një lirim public.
Ndërsa BGR nuk e ka konfirmuar përditësimin, në MacRumors e kanë vërejtur rritjen e numrit të vizitave nga rrjetet e Apple me pajisjet që punonin në iOS 8.1.3.
Çuditërisht, numri i vizitave u rrit në mënyrë të konsiderueshme, duke lënë të kuptohet se iOS 8.1.3 është ekzistent.
Ndërkohë në publikimin e bërë nuk ka asnjë përshkrim për karakteristikat që do të vijnë me versionin e ri të iOS, por besohet që kjo do të jetë një përditësim i vogël, i ngjashëm me atë të iOS 8.1.2, dhe do të fokusohet kryesisht në përmirësimet e gabimeve dhe mungesave që kanë qenë në versionin paraprak.

SHKARKO APP