Iphone 6 që kushton 3.5 milionë dollarë (FOTO)

Iphone 6 është më I shtrenjtë seç e mendoni, kjo pasi Iphone 6 Goldgenie, është duke shitur një Iphone të vecantë që kushton 3.5 milionë dollarë, ndërsa versioni bazë i iPhone 6 i larë në arë kushton gati 15 mijë dollarë.

Pajisja është e ndarë në tre lloje, e larë në arë 24 karat, në arë ngjyrë rozë ose platin.

Sipas asja qe raporton e perditshmja 'Daily Star"  iPhone 6 Goldgenie mund të përfshijë gjithashtu diamantet tradicional ngjyrë të bardhë së bashku me pjesët në ngjyrë rozë dhe të zezë, safirët, smeril, topaz, smerald, rubin dhe turmalinë.

Blerësit mund të zgjedhin gjithashtu të mbulojnë logon e Apple-it me gurë svarovski.

Gjithashtu, Iphone 6 Goldgenie do t’u japë mundësinë të gjithë përdoruesve që të kenë mundësinë që të gdhëndin edhe emrin e tyre në anën e pasme të Iphone-it.

SHKARKO APP