FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

iPhone i ardhshëm mund të ketë ekrane edhe në anësoret e tij

Samsung prezantoi vitin e kaluar telefonin inteligjent Galaxy Note Edge me ekran të lakuar në njërën anë. Këtë vit Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S6 Edge me ekrane të lakuara në të dyja anët. Ekranet e lakuara mundësojnë shfaqjen e informacioneve shtesë, që përndryshe do të ndaheshin nga ekrani kryesor i telefonit, ndërsa tani lejojnë të shfaqen edhe njoftime të tilla si mesazhet e ardhura ose thirrjet telefonike.

Tani edhe Apple do të përfshijë këtë veçori tek pajisjet e saj të ardhshme iOS. Kompania me bazë në Kupertino ka siguruar së fundmi një patentë për një telefon që ka ekran të lakuar në anësoret e tij, siç mund ta shihni edhe në diagramin e mësipërm. Ky ekran mund të përdoret për të shfaqur informacione shtesë rreth telefonit, si gjendja e baterisë, njoftime, për të kontrolluar kamerën, si kalimi nga foto në video, ndezja e blicit etj.

Apple është fokusuar gjithmonë në krijimin e pajisjeve shumë të holla, por shtimi i një ekrani të ri në anët e telefonit, mund të kërkojë më shumë hapësirë tek iPhone. Në patentë shfaqet telefoni iPhone 5, meqë aplikimi për këtë patentë është bërë në vitin 2011.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?