iPhone kërkon 3 muaj kohë dhe shikoni çfarë premton
Kompania e madhe Apple nuk mund të qëndrojë duke parë sukseset që po korr rivali Samsung me “perlën” S8/S8+. Kompania amerikane iu ka kërkuar fansave të saj vetëm 3 muaj kohë që t’iu përgjigjet të gjithëve me risitë e saj të fundit.
Apple nuk dëshirontë të vazndontë më serinë me numra por fakti se të gjithë mbetën të kënaqur nga përdorimi i iPhone dhe 7 dhe 7+, kompania do të sjellë dhe dy seri të tjera. Bëhët fjalë për iPhone 7s dhe 7s+, përcjell Albeu.com.
Por Apple nuk do të kishte premtuar asgje nëse do të ishte ndalur me kaq, pasi marka e njogur do të sjellë dhe risinë më të fundit të iPhone 8 por jo me këtë emër. Ai do të emërohet me iPhone X dhe do të jetë i përgatitur edhe për armën rivel Samsung Galaxy Note 8. iPhone X do të jetë i pajisur edhe me skanerin e syrit.