Izraeli kontrollon me anë të telefonit të gjithë të infektuarit me koronavirus (VIDEO)

Qeveria e Izraelit ka vendosur që të gjithë personat e infektuar me koronavirus do të monitorohen me anë të telefonit për të kontrolluar nëse zbatojnë karantinën.

Ministria e Teknologjisë, dy ditë më parë, ka dhënë lejen e posaçme për disa kompani që të nisin zbatimin e planit në terren. Me anë të telefonit kontrollohen jo vetëm lëvizjet e personit të infektuar, por edhe kontaktet që ai kryen me persona të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se plani i monitorimit do të zbatohet nga policia, e cila do të kalojë të dhënat në instituconet e shëndetësisë.

How Israel uses geolocation data to fight the Coronavirus

SHKARKO APP