FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja si po e shkatërrojmë njerëzimin

Njerëzimi është në rrezik nga një seri rreziqesh që janë prodhuar nga vetë ai. Kështu paralajmëroi një nga njerëzit më të zgjuar në planet, profesori Stephen Hawking.

Duke folur për BBC, ai tha se lufta bërthamore, ngrohja globale dhe viruset e modifikuara gjenetikisht janë mes skenarëve që mund të sjellin fundin e jetës.

Ai tha se progresi i mëtejshëm në shkencë dhe teknologji mund të krijojë rruugë të reja për t’i bërë gjërat gabim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, njerëzimi duhet të krijojë koloni në planete të tjera, për të qenë në gjendje të mbijetojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe pse shanset e një katastrofe në planetin Tokë mund të duken të vogla, ato shtohen me kalimin e kohës dhe mund të bëhen thuajse të sigurta në një mijë apo dy mijë vitet e ardhshme”.

“Deri në atë kohë duhet të jemi shpërndarë në hapësirë, në yje të tjerë, kështu që një katastrofë në Tokë nuk do jetë fundi i racës njerëzore”.

“Megjithatë, ne nuk do ngremë dot koloni në hapësirë për të paktën 100 vitet e ardhshme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë”.

Sipas BBC, është ironik fakti që një figurë kaq e njohur e shkencës e sheh shkencën si burimin e kërcënimeve të reja.

“Ne nuk duhet të ndalojmë progresin, ose ta kthejmë mbrapsht, por duhet të njohim rreziqet e tij dhe t’i kontrollojmë. Jam optimist dhe besoj se mundemi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?