Japonezët gjejnë zgjidhje për pedofilinë online, ja si aplikacioni i ri mbron vogëlushët nga grabitqarët e rrjetit
Pedofilia është një problem gjithmonë e më shumë shqetësues, aq më tepër me zhvillimin e teknologjisë dhe aksesit që të miturit kanë në të.
Shpesh mjafton vetëm një smartphone dhe një i mitur mund të futet në grackën e një pedofili, i cili mund t’i kërkojë më pas foto apo video jo të hijshme.
Një aplikacion smartphone në Japoni është zhvilluar për të zbuluar dhe fshirë automatikisht selfiet e zhveshura të bëra nga fëmijët në një përpjekje për të parandaluar rastet e shfrytëzimit seksual në internet.
Softueri është krijuar për të ndihmuar policinë dhe prindërit të parandalojnë skenarët ku të rriturit miqësohen me fëmijët në mediat sociale dhe më pas kërkojnë imazhe specifike.
Përveç fshirjes së selfieve nga telefonat e fëmijëve, aplikacioni do t’u dërgojë menjëherë mesazhe paralajmëruese prindërve ose kujdestarëve të tyre për t’i njoftuar ata për rrezikun në të cilin ndodhet fëmijë.
Një bashkëpunim midis zhvilluesit të Tokios Smartbooks Inc, Universitetit Shëndetësor Fujita në prefekturën Aichi dhe një stacioni policie në Nagoya, aplikacioni është planifikuar të vendoset në përdorim përpara fundit të vitit.