Japonia prezanton trenin më të shpejtë në botë në shina

Japonia ka testuar me sukses trenin e gjeneratës së re “Shinkasen”, i cili parashikohet të vendosë një rekord të ri për sa i përket shpejtësisë së trenave që ecin në shina.

Gjatë testimi të prototipit ai arriti shpejtësinë 320km/h. Kompania East Japan Railway ka vendosur ta quajë ALFA-X dhe thotë se kur ai të jetë gati për tregun do të kapë shpejtësinë 360km/h.

Ky lloj treni ka një kosto prej 91 milionë dollarësh dhe pritet të jetë në përdorim për udhëtarët pas dhjetë vjetësh.

Japonia njihet si pioniere në fushën e prodhimit të trenave të shpejtësisë së lartë dhe korrektesën në oraret e trenave.

Me ALFA-X tashmë ata prezantojnë një inovacion për trenat që ecin në shina pas zhvillimit që kanë marrë kohet e fundit trenat magnetik.

SHKARKO APP