Japonia shënon rekord të shpejtësisë së internetit, brenda një sekondi mund të shkarkohen 80 mijë filma
Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për internetin më të shpejtë dhe është aq i shpejtë sa do të mund të shkarkoni gati 80 mijë filma në vetëm një sekondë.
Shpejtësia e internetit zakonisht matet nga sa të dhëna mund të transmetohen midis dy pajisjeve në një sekondë.
Rekordi i ri është 319 terabit për sekondë (Tb/s). Ky është dyfishi i rekordit të mëparshëm botëror për internetin më të shpejt dhe rreth 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit në shtëpi në SHBA (42 megabit për sekondë).
Kabllot me fibër optike: Lloje të ndryshme lidhjesh interneti transmetojnë të dhëna mbi lloje të ndryshme harduerësh. Lidhjet e vjetra dial-up, për shembull, mbështeteshin në telat e telefonit, ndërsa lloji më i shpejtë i internetit i disponueshëm sot, fibra, përdor kabllot me fibra optike.
Këto kabllo transmetojnë të dhëna duke përdorur impulse drite, të cilat udhëtojnë përgjatë fibrave të holla optike me bërthama qelqi ose plastike.