Kina kërkon që të gjithë të përdorin emrat e vërtetë në internet
Kina dëshiron të vendosë rregulla të rrepta për të gjithë ata që e përdorin internetin. Qeveria po premton, edhe njëherë, se do të imponojë njerëzit të përdorin emrat e tyre të vërtetë në internet dhe do të ndalojë emrat false.
Kjo është lëvizja më e fundit e qeverisë kineze, që është parë si rregull shtesë në internet që nga ardhja në pushtet e presidentit të ri në vitin 2013. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që autoritetet përpiqen të imponojnë një bllokim në llogari dhe emra përdoruesish, duke u hequr si institucione apo zyrtarë.
Ligji më i ri do të aplikohet duke filluar nga data 1 mars, dhe do të bllokohen të gjitha llogaritë false të njerëzve, organizatave, zyrtarëve të shtetit etj. Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Kinë ka një sërë llogarish të rreme për qeverinë apo për drejtuesit e huaj, dhe shteti ka frikë se mos ata përhapin lajme të pavërteta apo keq informuese në internet.
Weibo, WeChat dhe shërbime të tjera popullore duhet të zbatojnë rregullat e reja, dhe të paktën nga ana zyrtare, kompanitë janë gati t’u përgjigjen këtyre rregullave. “Weibo mbështet fuqimisht vendosjen e këtyre rregullave dhe do të forcojë strategjitë e saj të menaxhimit,” shkroi kompania në një mesazh elektronik dërguar Reuters.
S.L