Kina krijon iPhone 6s që kushton…35$

 

Me siguri se ekipi i dizajnerëve në Apple nuk do të gëzohen aspak kur ta kuptojnë se modeli revolucionar i telefonit që ata kanë krijuar tani e ka një kopje.

Ky model i klonuar i iPhone 6s është eksporti më i ri nga Kina dhe nga jashtë duket tepër identik me modelin e fundit të telefonit nga Apple.

Megjithatë, është një dallim i madh këtyre dy pajisjeve, dhe përpos karakteristikave që nuk janë të njëjta edhe kostoja e tyre është tërësisht e ndryshme.

Ndërsa telefoni i ri i Apple shitet për 649 dollarë si model fillestar, versioni kinez i iPhone 6s shitet për rreth 35 dollarë.

Por duhet të dihet se nëse vendosni ta bleni versionin kinez të iPhone 6s, ju do të merrni vetëm 4GB memorie të brendshme, procesor shumë të ngadalshëm dhe rezolucion të varfër.

Dhe gjithsesi se ju nuk do të keni as 3D Touch, iOS 9 dhe shumë specifika tjera që i ofron my model i telefonit.

SHKARKO APP