Kina shtrëngon kontrollin mbi internetin

Sipas administratës kineze për internetin, rregullat e reja kërkojnë që përdoruesit që postojnë komente në internet apo në çat, duhet të regjistrojnë emrin e vërtetë dhe të pranojnë të zbatojnë kodin e mirësjelljes. Në kod përfshihen premtime se përdoruesit nuk do të kritikojnë Partinë Komuniste, të bëjnë komente raciste apo postojnë pornografi.

Për disa vite, Kina u ka kërkuar kompanive të internetit që të mbledhin emrat e vërtetë të përdoruesve. Por zbatimi nuk ka qene rigoroz. Eric Harwit është profesor për studimet aziatike me Qendrën Lindje-Perëndim me qendër në Hawaii që vëzhgon aktivitetet kibernetike në Kinë. Ai thotë se megjithëse rregullat nuk janë të reja, autoritetet duket se po dëgojnë sinjalin se përdoruesit do të dënohen nëse e teprojnë.

“Deri tani kompanitë e internetit dhe faqet elektronike në Kinë nuk i kanë zbatuar këto lloje rregullash. Tani, qeveria kineze po mundohen të ushtroj trysni ndaj kompanive private që ato të vëzhgojnë se çfarë po postojnë njerëzit në faqet e tyre në internet.”

Prillin e kaluar, Kina filloi një fushatë për të pastruar përmbajtjet në internet. Autoritetet gjobitën Sina Corp me afro 1 milion dollarë për “ përmbajtje të sëmurë dhe të pahijshme”. Në dhjetor, Ministria e Kulturës njoftoi se 11 kompani përfshi Tencent dhe Baidu, do të gjobiteshin po ashtu për shkelje të ngjashme. 

Zoti Harwit thotë se rregullat e reja mund t’i bëjnë njerëzit pak më konservativë për pak kohë, por se rregullat nuk duket do të ndryshojnë shumë në termin afatgjatë. 

“Mendoj se qeveria nuk do të mbyllë shumë komunikime, shumica e të cilave është pozitive për zhvillimin social dhe ekonomik të Kinës.”

Xu Feng, shefi i Administratës Kibernetike Kineze për byronë mobile të internetit i tha Global Times se ndërsa rregullat kërkojnë një emer të vërtetë, përdoruesit ende do të jenë në gjendje të përsonalizojnë llogaritë në internet. Sipas statistikave zyrtare, Kina ka më shumë se 600 milion përdorues në internet dhe përllogarit se përdoruesit e medias sociale kapin shifrat e disa milionëve. Ndërsa numrat vazhdojnë të shtohen.

Një anketë e publikuar herët këtë javë nga Kantar, divizoni i investimeve për menaxhimin e të dhënave me grupin e konsulencës globale WPP, gjeti se ndërsa entuziasmi për median sociale në Kinë po zhvendoset, kërkimet rreth saj po zgjerohen. Sipas anketës, numri i përdoruesve të theksuar të medias sociale mes banorëve të zonave urbane u rrit vitin e kaluar në 34 përqind nga 28 përqind një vit më parë. Po ashtu edhe numri i të moshuarve që përdorin çdo ditë median sociale u rrit. Anketa me afro 53 mijë pjestarë që jetojnë në 60 qytete në Kinë, gjeti jo vetëm zgjerim mes përdoruesve të rinjë, por gjithashtu mes atyre që janë më pak të shkolluar dhe jetojnë në qytete të vogla. 

CTR Market Research's media dhe grupi Consumption Behavior zhvilluan anketën në internet për kompaninë Kantar. Menaxherja e përgjithëshëm i grupit Sophie Shen, thotë se është shtuar përdorimi i internetit në pothuajse të gjithë grup-moshat.

“ Zonja Shen thotë se në të kaluarën ishin gjeneratat e reja që përbënin shumicën e përdoruesve të medias sociale. Tani kjo po përhapet mes familjeve dhe miqve e më tutje.” 

Sondazhi gjeti se ndërsa përdorimi mes grup moshave të ndryshme i medias sociale po zgjerohet, entuziazmi për atë si një medium i ka rënë. Sipas rezultateve në sondazhin vjetor nga Kantar, gati 65 për qind e të anketuarve thanë se mendonin pozitivisht për mediat sociale, një rënie prej 12 për qind që nga anketa e një viti më parë.

 

SHKARKO APP