Kjo kompani e fillon punën në 09:06. Ja pse
Nuk ka shumë kompani që kërkojnë që stafi të fillojë punë në këtë orë, si Pivotal Software. Punëtorët e kompanisë me 20 zyra në të gjithë botën e nisi punën saktësisht më 09:06 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë bie zilja dhe të gjithë punëtorët duhet të shkojnë në mbledhjen që zgjat mes 5-10 minuta.
Më pas programuesit e firmës shkojnë në kompjuterët e tyre apo në takime të tjera gjatë ditës. Themeluesi i Pivotal dhe shefi ekzekutiv, Rob Mee thotë se kjo e bën ditën e punës më efikase.
“Kam kuptuar që programuesit, nëse i lë në pajisjet e tyre, fillojnë të punojnë rreth orës 10:00. Dhe nëse ata nuk kanë ngrënë mëngjesin siç duhet, do të jenë të urritur rreth orës 11:00, kështu që do u duhet të pushojnë për të ngrënë dhe kjo e zgjat pasditen. Por nuk është efiçente. Kështu që menduam që të gjithë të hanë mëngjes fillimisht. Dhe kjo është arsyeja e këtij orari”, shpjegon Mee.
Të gjithë punonjësit hanë të lirë mëngjesin dhe e nisin punën në 09:06. Por pse pikërisht në këtë kohë? “Menduam që po ta linim në orën 09:00 fiks, programuesit do të ishin të frustruar për ditën, do mendonin do bëhem vonë”, thotë Mee më tej.
/ Top Channel