Kjo pajisje ju tregon vendodhjen e parkimit

Nëse jeni një nga ata personat të cilët harrojnë se ku e kanë parkuar makinën, atëherë ja zgjidhja për ju. Një pajisje e re, ju ndihmon që ta gjeni makinën, pa pasur nevojë që të keni lidhje me internet.
Pajisja e quajtur “Automatic Parked Car Finder” vendoset në pjesën e çakmakut në makinë, ndërsa ajo komunikon me celularin përmes një aplikacioni duke përdorur bluetooth-in. 
Në momentin kur drejtuesi i makinës kërkon të rikthehet te makina, atëherë do të shfaqet harta, bashkë me shenjën se ku është makina juaj. Gjithashtu, ky aplikacion ju tregon edhe orën e datën e parkimit, në mënyrë që ju të shmangni gjobat për shkak se orari i parkimit mund t’ju skadojë.
Pajisja ka edhe pjesën hyrëse për USB, që ju lejon të karikoni “celularin e mençur” gjatë kohës kur ju jeni në lëvizje. Pajisja është në treg dhe kushton 50 dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?