Koko, rrjeti social që lufton stresin
Të gjesh pak qetësi në ditën e sotme është një luftë pothuajse e përditshme por falë një rrjeti social kjo mund të arrihet. Nuk mund ta kishit imagjinuar se si qetësia e mendjes mund të lidhet me gishtat tuaj. Një aplikacioni i një rrjeti të ri social i quajtur Koko, është si një dhuratë dhe i dedikohet përdoruesve të luftojnë stresin duke mbajtur shënim pyetjet dhe shqetësimet e tyre.
Çfarë është dhe si punon ky aplikacion? Koko punon si të gjitha rrjetet e tjera sociale ku mund të postoni statuse dhe ti përgjigjeni të tjerëve. Ndryshimi është tek ajo që ndodh pasi ju publikoni atë që keni në mendje. Përdoruesit e aplikacionit shohin postimet tuaja dhe përdorin një teknikë kërkimi të quajtur, “reframing”, që ju bën të mendoni për ankthin në një tjetër mënyrë.
“Reframing ka të bëjë me ndryshimin e mënyrës se si mendojmë apo ndihemi. Kur jemi të stresuar, shpesh bëhemi armiku më i keq i vetvetes. I themi vetes se nuk mund ta bëjmë. Por ne gjithmonë mund ti shohim ndryshe problemet tona. Problemi është që është një mjeshtëri që është e vështirë për tu mësuar. Aftësia e trurit tonë për të menduar në mënyrë fleksibël, dhe me vetëpërmbajtje dëmtohet dhe ne tentojmë ta rregullojmë me interpretimet më të këqija të mundshme”, thotë për The Huffington Post themeluesi i Koko-s, Robert Morris.
Zakonisht kur jemi në prezantime pune, apo dhe në kushte të ngjashme gjithmonë jemi në stres se mos na bëhet një pyetje nga auditori dhe ne nuk kemi një përgjigje të menjëhershme. Pasi postoni këtë shqetësim, përdoruesit e Koko-os ju ndihmojnë të kaloni këtë situatë, duke ju kujtuar se kolegët me kërkesa të mira janë një përfitim për punën tuaj, dhe se askush nuk mendon më pak se dikush që thotë “Nuk e di por do e gjej”. Reframing, nuk është një koncept i ri në fakt, por është një mënyrë terapie sjellje që përdoret në teknikat psikologjike.
R.Shtylla