Kompania ofron punë me 55 mijë euro në vit, askush nuk pranon. Ja arsyeja

Të fitosh rreth 55 mijë euro në vit, është ëndrra e shumë personave, sidomos për ata që janë të papunë ose që paguhen pak. Një kompani angleze ofron mundësinë për të pasur një punë të mirë paguar, por duket se askush nuk ka ndërmend ta pranojë këtë kërkesë. Për çfarë bëhet fjalë? Kandidati duhet të kujdeset për identifikimin e gjinisë së zogjve, të destinuar për therje.Punonjësit duhet të shpenzojnë 12 orë në kompani,  për të ndarë zogjtë femra nga meshkuj. Kjo duhet bërë në një kohë shumë të shkurtër, të cilët më pas do të theren. Duket një punë shumë e vështirë, e ndër të tjera kërkon një periudhë të gjatë trajnimi. Por duket se askush nuk ka pranuar punën në një industri të tillë dhe  Mbretëria e Bashkuar apelon se ka shumë nevoja për një profesion të tillë.

SHKARKO APP