Kompjuteri pa tastier dhe mause

Për vite me radhë dizajni i kompjuterëve ka qenë relativisht statik, sidomos duke i krahasuar me ndryshimet që u janë bërë tabletëve dhe telefonave inteligjentë. Heëlett Packard shpreson që të sjellë ndryshime tek ky sektor me një pajisje që përdor projektorin dhe kamerat 3D si kontrollues kryesorë, pa pasur nevojë për tastierë dhe mouse-in.

Ky projektor skanon objektet fizike, i digjitalizon ata në pak sekonda dhe lejon përdoruesit të manipulojnë imazhet duke përdorur gishtat e tyre. Pajisja mund të krijojë skedarë me printer 3D, që mund të modifikohen në ekranin qendror para se të kthehen në objekte fizike ose të shpërndahen me të tjerët.

Në pjesën e sipërme të ekranit gjendet një “ndriçues”, i cili përmban disa kamera, një projektor, një skanues dhe sensorë 3D. Kamerat shkrepin foto 3D të objekteve dhe i skanojnë ata. Përdoruesit mund t’i shkrepin një foto fytyrës së tyre, ta skanojnë dhe të shtojnë elemente të tjera tek fotoja, si bizhuteri apo kapele.

Ka gati pesë vjet që kompania është marrë me krijimin e këtij kompjuteri, dhe vetëm tani ka vendosur ta hedhë në treg për 1900 dollarë. HP ka qenë dikur krijuesi më i madh i kompjuterëve, por ky titull iu mor nga Lenovo në vitin 2012. Tani kompania do që të marrë përsëri këtë pozicion, prandaj ka vendosur që të ndahet në dy divizione. Njëri divizion do të merret me biznesin e printimeve dhe kompjuterëve, ndërsa divizioni tjetër do të fokusohet tek hardueri, softueri dhe shërbimet.

SHKARKO APP