Konferencë për epokën në të cilën nuk mundet pa komunikim digjital

Përralla e AllWeb, konferenca e vetme dedikuar marketingut digjital në Maqedoni, vazhdon  vitin e katërt rradhazi. Më shumë se pesëmbëdhjetë folës në datën 13 nëntor do të qëndrojnë në skenë për të ndarë përvojat dhe këshillat e tyre për atë se si komunikimin në  internet t’a shëndrroni në përkrahje të biznesit.  “Ne duam që kompanive, organizatave dhe sipërmarrësve tanë t’ua afrojmë më pranë mënyrën me të cilën kompanitë globale dhe rajonale i integrojnë komunikimet digjitale në  strategjitë e tyre të biznesit. Nga viti në vit mundohemi të përfshijmë sa më tepër tema nga  aspekte të ndryshme, për këtë shkak edhe vetë programi është dinamik, me një numër të  madh të personave të ndryshëm në skenë“, thotë Darko Bulldioski, nga NewMediaMK, organizatorë të konferencës.

Këtë vit në AllWeb do të flitet pak më shumë për web analitikën dhe kthim të investimit,  shpallje në rrjetet sociale dhe marketing përmes përmbajtjes. Pjesë e folësve veçmë janë  shpallur, në skenë do të paraqiten Pol Papadimitriu themeluesi i The Digital Loop dhe  bashkëthemeluesi i konferencës më të rëndësishme evropiane për teknologji LeWeb, Pavel

Kolenda nga IAB Poloni, kurse me kërkesë të audiencës përsëri vjen edhe Vladimir Buliq  nga digitalizuj.me. Informatat dhe kontaktet që mund të fitohen në ngjarje të këtilla janë të paçmueshme, shton Bulldioski. Biletat veçmë janë lëshuar në shitje në web faqen zyrtare. Tridhjetë të parët do të kenë mundësi të blejnë biletë me çmim jashtëzakonisht të ulët. Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në  ww.allweb.mk.

SHKARKO APP