Kujdes! Ky aplikacioni vjedh të dhënat tuaja nga facebook
Një aplikacion viral është duke qarkulluar mbi të gjitha informatat personale të njerëzve dhe është në gjendje të t’i shes ato tek kushdo që i dëshiron. Një aplikacion i quajtur “Most Used Words” në Facebook është shpërndarë mijëra herë, por mund të vjedh informatat e të gjithë atyre që e përdorin atë, transmeton arbresh.info. Kuizi është njëri nga aplikacionet e shumta në Facebook që janë duke joshur njerëzit për të ofruar informata i apo pyetje interesante. Aplikacioni ju kërkon më pas qasje në informatat personale dhe faqeve në Facebook para se t’iu dhurojë atë që ata ofrojnë duke shitur të dhënat që ata janë në gjendje të akumulojnë. “Most Use Words” është aplikacioni më i shikuar në Facebook kur një përdorues poston fjalët që ai gjeneron. Kjo “lojë” vendos informatat nga statuset e përdoruesve dhe gjen fjalët që ata kanë përdorur më së shumti duke i mbledhur ato në një foto që shfaq fjalët më të përdorura. Kur një përdorues klikon në atë post, ata do shohin një faqe shpejtë që ofron një opsion për t’i garantuar qasje në profilin e tij, ku aplikacioni mund të shoh çfarë keni postuar. Megjithatë, kur aplikacioni ju kërkon të posedojë qasje në profilin tuaj në Facebook, ai ju kërkon gjithashtu të posedojë edhe qasje në informatat e llogarive të përdoruesve.Aplikacioni ju kërkon leje për të shikuar të gjitha që një përdorues është lidhur. Po ashtu, ky aplikacion mbledh edhe informatat e kompjuterëve që janë duke u përdorur, përfshirë IP adresat dhe shfletuesin që janë duke përdorur, të cilat mund të përdoret lehtë për të vjedhur më tej informatat personale. Disa nga informatat, përfshirë të dhënat e një miku të personit, që do të thotë kompania mund të ketë informata për ju edhe nëse nuk e keni përdorur aplikacionin. Kjo përfshin të gjithë listën e shokëve dhe të gjitha fotot që ju jeni të etiketuar. Mbetet ende e paqartë se çfarë është duke bërë faqja me këto informacione, por sigurisht që mund t’i shes këto informata tek çdokush që i dëshiron pa iu njoftuar, thjeshtë duke përdorur aplikacionin që ju i ofroni qasje.