FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ky është telefoni më i shëmtuar në historinë e pajisjeve të zgjuara”

Nuk ka një gjë që përdoruesit e Android-ëve duan më shumë se i famshmi “notch”, në dizajnin telefonave të Apple.

Duke qenë se nuk ka një përkthim të përshtatshëm në shqip, ky tipari i ekranit sjellë nga Apple fillimisht me iPhone X quhet “notch”.

Vetëm në rast se nuk ishte e qartë, sa i përket pjesës së parë, ishte e gjitha ironi, pasi përdoruesit e Android-ëve e kanë urryer historikisht “notch-in” e Apple.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe, që pas sjelljes së iPhone X-it, dizajnin e tij mund ta gjeni të kopjuar në çdo telefon të mundshëm Android, për arsye të dukshme, nëse Apple bën diçka, ata duhet ta bëjnë patjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht, disa kompani nuk janë të kënaqur vetëm me kopjimin e Apple, dhe të enjten Sharp ka vendosur që t’i kthejë gjërat përmbys.

Kompania zbuloi të enjten në mëngjes smartfonin e tij të ardhshëm Sharp Aquos R2 kompakt, i cilësuar nga shumë kritikë si një “përbindësh” që do ju ndjëkë në ëndrrat më të këqia për pjesën e mbetur të jetës suaj.

Ky telefon nuk ka një, por dy “notch”… dhe ata janë forma të ndryshme!

“Notch-i” i parë është në fakt kamera për selfie në formën e një loti, dhe tjetri në pjesën e poshtme që shërben si “home button”.

Kur kombinohen të gjitha,sipas BER ato krijojnë një dizajn që është çiltërsisht i shëmtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?