FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp

New York Times raporton se zyrtarë të qeverisë janë duke debatuar sesi të kontrollojnë edhe mesazhet e mbrojtura të WhatsApp, pas betejës së filluar me kompaninë Apple.

Duke parë luftën që po shkon mes FBI dhe Apple në gjyq, disa hulumtues besojnë se juria do të detyrojë edhe WhatsApp t’i hapë mesazhet për t’i monitoruar.

WhatsApp është përballur me një presion të njëjtë edhe në Brazil, ku një ekzekutiv i kompanisë simotër Facebook u burgos pasi një gjykatë në Brazil kërkoi hapjen e mesazheve për gjurmimin e trafikantëve të drogës, kërkesë të cilën e kishte refuzuar WhatsApp, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht WhatsApp ka një bllokadë e cila e bënë të pamundur për këdo tjetër që të ketë qasje në ndonjë informacion të këtij aplikacioni. Me afër një miliardë përdorues aktiv në muaj, WhatsApp është bërë synim i hetuesve, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre monitoruese. Nëse ky qëllim arrihet, përdoruesit do të ishin në vazhdimësi të monitoruar nga qeveritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?