Lazerat verbojnë pilotët dhe në vënë në rrezik avionët
Një fluturim në Nju Jork i Virgin Atlantik u detyrua të kthehet në aeroportin Heathroë, pasi është goditur nga një rreze lazeri. Por sa të rrezikshme janë këto pajisje? Por çfarë thotë lligji në Britaninë e Madhe rreth përdorimit të tyre?
Sipas qeverisë britanike, lazerat që fiksohen në një pikë janë ato që përdoren më së shumti kundër avionëve. Ato janë zakonisht portative, harxhojnë pak bateri dhe operojnë lehtësisht me pajisjet e tjera.
Sigurisht lazer të ndryshëm kanë fuqi të ndryshme. Pra, lazerat janë të kategorizuar nga forca, duke filluar nga lazer të klasës së parë, të cilët mund të jenë aq të fortë sa për të prerë metalin dhe të dëmtojnë sytë rëndë. Ka shtatë nivele të ndryshme të lazerave, në katër klasa. Megjithatë, forca e stilolapsave lazer mund të ndryshoj shumë.
Stilolapsat lazer duhet të jenë maksimumi një milivat, përsa i përket prodhimit të energjisë. Ato duhet të jenë shumë të dobët që të mos të dëmtojnë sytë, përveçse në rrethana të veçanta.
Megjithatë, PHE thotë se ka gjetur stilolapsa lazer që janë shumë më të fortë, kryesisht të klasit të tretë. Këto pajisje janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nuk janë të përshtatshme për shitje për publikun. Ekspertët e industrisë së aviacionit thonë se lazeri mund të jetë shumë i rrezikshëm për pilotët, dhe automatikisht edhe aeroplanët.
Pilot Janet Alexander thotë: Drita e lazerave është shumë e shndritshme dhe verbuese. Nëse ajo vendoset në shënjestër në mënyrë të gabuar, mund të dëmtojë përgjithmonë shikimin e dikujt.
Eksperti i sigurisë së aviacionit, Julian Bray thotë se lazer të tillë që shkëlqejnë në gabina paraqesin një kërcënim për të gjithë aeroplanin.
Pilotët mund të verbohen përkohësisht dhe mund të pësojnë dëme në retinë, ose të kenë një dhimbje shumë të keqe koke. Pra, lazeri është vërtet shumë i rrezikshëm.
Burimi: BBC/ Sidorela Lepri