Lentet e Google mund të ndihmojnë të verbërit të shohin në të ardhmen

Google ka dizenjuar një lente syri high tech e cila mund t’i japë një shpresë personave të verbër. Shpikja e zgjuar përmban një kompjuter të vogël brenda lentes i cili ka një opsion superzmadhim të fotos dhe lejon përdoruesin të indetifikojë objektet. Kamera e instaluar në të përpunon imazhet që sheh ndërkohë që mikroçipi i saj super i zgjuar i analizon të dhënat duke informuar përdoruesin në qoftë se ndonjë objekt po afrohet drejt tij.

Ideja e lentes është në hapat e para, por prona intelektuale Patent Bolt beson se lentja do të ketë kontakt pozitiv në 180 milion njerëz të verbër në mbarë botën.

“Një njeri i verbër i pajisur me lenten Google dëshiron të kaloj rrugën. Lentja i ofron atij siguri nëpërmjet analizës së komponentëve të lentes që përpunojnë të dhënat e imazhit të kapur nga kamera për të përcaktuar nëse ndonjë makinë po afrohet”- thonë ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Google gjithashtu thotë se lentja do të jetë në gjëndje të zbulojë fytyrat dhe nëpërmjet opsionit të wirlessit ajo të ofron lidhjen me telefonin dhe pajisjet e tjera. Kjo shpikje vjen pasi Google zbuloi një lente tjetër për diabetikët, e cila analizon lotët për të paralajmëruar nëse përdoruesit e kanë sheqerin e tyre të lartë ose të ulët.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?