Loja e njohur “Candy Crash” ndërron pronar, shitet 5.9 miliardë dollarë
Tashmë gjithçka duket e mbyllur, “Candy Crush” ndryshon pronar. Loja popullore është blerë nga kompania “Activision Blizzard” për 5.9 miliardë dollarë. Kompania që ka blerë lojën kompjuterike zotëron disa nga lojërat më popullore, si “Call of Duty”, bashkë me lojërat “Ëarcraft”, “Diablo” dhe “Starcraft”. Sipas një deklarate të lëshuar nga “Activision Blizzard”, kjo kompani tashmë bëhet lider global në lojërat interaktive në celularë, por jo vetëm. Tashmë mbetet për t’u parë nëse me ndryshimin e pronarëve do të ketë edhe ndryshime në një prej lojërave më popullore aktualisht në botë.